Ballina Aktualitet Edi Paloka “shpërthen” ndaj Ramës: O i pafytyrë, edhe ne po të...

Edi Paloka “shpërthen” ndaj Ramës: O i pafytyrë, edhe ne po të kishim vila si ty nuk do të lëviznim nga krevati për tërmetin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Ai ka reaguar ashpër me një shenim në facebook, ku thotë se edhe ai po të kishte vilë nuk do të lëviste nga krevati për tërmetin.

Ndër të tjera Paloka shkruan:

“I pafytyri! Në vend që tju jap zgjidhje apo të pakten ti qetësoje qytetarët që janë në hall e në panik (se për pergjëgjesitë e tjera as nuk bëhet fjalë), bën arrogantin dhe trimin…;” unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thotë.

Sigurisht o i pafytyrë…edhe ne po të kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.

Pak ditë më parë ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptarëve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flenë rrugëve e nëpër makina nga qejfi shqiptarët, po sepse nuk kanë “shtëpi” si e jotja dhe nuk duan që ato pamje të tmerrshme të nënave përqafuar me femijët nën rrënoja, ti shohin e perjetojnë përseri.

Mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po të paktën në këto momente, ku gjithë bota është solidarizuar me shqiptarët, bëj minimumin e asaj që po bëjnë të tjerët për ne.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews