Ballina Kronika E mbijetuara e tërmetit rrëfen momentet dramatike: Një copë betoni më ra...

E mbijetuara e tërmetit rrëfen momentet dramatike: Një copë betoni më ra në kokë…

Një banore e lagjes nr.15 në Spitallë ka rrëfyer momentin dramatik kur ka rënë tërmeti i fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit.

Ajo tregon se është trembur shumë dhe se banesa e saj është bërë e pabanueshme: “Nga tërmeti më ra një copë betoni në kokë. Më çuan në spital”.

“Ishim në shtëpi. Jetoj në pallat në lagjen nr.15 në Spitallë. U trembëm shumë. Ishte ngjarje e jashtëzakonshme. Sapo mbaroi tërmeti dolëm jashtë. Më ra një copë beton në kokë, më çuan me urgjencë në spital. Shtëpia është bërë e pabanuar. E kam kaluar natën në çadër. Sot do të na çojnë në hotel”, tha për banorja e prekur nga tërmeti për “News24”.

Ndërkohë një tjetër person rrëfen se shtëpia e tij është shembur nga tërmeti 5.1 ballë që u regjistrua paraditen e sotme. Ai rrëfen për ‘News24’ se i është ofruar një çadër, por është i sëmurë dhe nuk mund të strehohet aty.

VIDEO bonus:
Loading...