Ballina Argëtim Showbiz Do të mbajë koncert në Gjermani, Robert Berisha u bën thirrje të...

Do të mbajë koncert në Gjermani, Robert Berisha u bën thirrje të gjithëve: Të ndihmojmë motrat e vëllezërit shqiptarë

Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë janë duke u munduar në mënyra të ndryshme që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Dikush me ushqime, rroba dhe batanije e të tjerë me vlera monetare, të gjithë janë vënë në lëvizje që të jenë sa më pranë familjeve që kanë mbetur pa shtëpi.

Të shumtë janë edhe artistës që së bashku po përdorinin platformat e tyre për t’u bërë thirrje të gjithëve për solidarizim. E një ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” bën me dije se së bashku me disa artistë të tjerë do të performojnë në Gjermani.

Ai shprehet se një pjesë e mirë e të ardhurave nga koncerti, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Gjithashtu përmes këtij postimi, këngëtari u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë në Gjermani t’i bashkangjiten koncertit, pasi në këtë mënyrë do të ndihmojnë edhe ata shqiptarët që janë në kushte aspak të mira.

@tn.lajmelokale
@tetovanews