Ballina Kronika ‘Do hidhem, dua të vdes’/ 25-vjeçares i plagosen të afërmit nga tërmeti,...

‘Do hidhem, dua të vdes’/ 25-vjeçares i plagosen të afërmit nga tërmeti, tenton të hidhet nga tarraca e banesës në Itali

Lajmi për tërmetin në Shqipëri dhe të afërmit që u plagosën rëndë për shkak të shembjeve ishte shkatërruese për një 25-vjeçare shqiptare, banore të Ankonës.

Mbrëmë, ajo ka tentuar të hidhet nga tarraca e shtëpisë ku ajo banonte, pasi nuk mund ta përballonte dot tmerrin.

Disa banorë njoftuan policinë, duke sinjalizuar se shqiptarja po tentonte t’i jepte fund jetës.

Vajza ishte ulur në ballkon, në një lartësi prej rreth 10 metrash, me këmbët përtej kangjellave dhe me qëllimin e qartë për t’i dhënë fund jetës.

Policët u ngjitën menjëherë në apartament dhe u futën.

Ajo bërtiti me të madhe:

“Mjaft, më lini, do të hidhem… Unë dua të vdes”.
Autoritet arritën t’i afroheshin asaj dhe ta kapnin për krah, pikerisht në kohe duke e shpetuar, shkruan anconatoday.it.

Më vonë, u bë e ditur se vajza ishte në prag të një krize sepse familjarët e saj u plagosën rëndë nga tërmeti që goditi fort Shqipërinë.

VIDEO bonus:
Loading...