Ballina Aktualitet Shqipëri Çim Peka: Ardit Gjerbrea paguhet 180 mijë euro për inaugurimit e stadiumit....

Çim Peka: Ardit Gjerbrea paguhet 180 mijë euro për inaugurimit e stadiumit. Reagon këngëtari: E njoh pronarin tënd

Çim Peka shkruan në portalin e vet, se Ardit Gjebrea do të paguhet 180 mijë euro, për të kënduar tre këngë gjatë ceremonisë së inagurimit të stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë.

Gjë që është mohuar nga ky i fundit.

Gjebrea, mik i familjes Berisha, thotë se mjaftonte që pronari i portalit, Shkëlzen Berisha, ta telefononte atë, që Çim Peka të merrte vesh të vërtetën.

“Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin”, shkruan Gjebrea.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews