Ballina Aktualitet Bilall Kasami viziton të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (VIDEO+FOTO)

Bilall Kasami viziton të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (VIDEO+FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sonte së bashku me deputetin Fadil Zendeli, nënkryetarin Kastriot Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizituan lokalitetin Thumanë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për viktimat nga tërmeti dhe shprehën gadishmëri të plotë për të ndihmuar me të gjitha format e mundshme.

Mbrëmë, së bashku me deputetin Fadil Zendeli, nënkryetarin Kastriot Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizituam fshatin Thumanë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ngushëlluam vëllezërit tanë për këtë tragjedi dhe i’u shprehëm gadishmërinë e plotë për të qenë afër njëri tjetrit në këto momente të vështira.

Bashkëndjejmë dhimbje nga kjo tragjedi dhe bashkimi i jonë si shqiptar është më i madh si asnjëherë më parë!

https://youtu.be/Yc3AaARFBNk

@tn.lajmelokale
@tetovanews