Ballina Aktualitet BESA themelon nëndegë në dy fshatra të Kërçovës (FOTO)

BESA themelon nëndegë në dy fshatra të Kërçovës (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe sekretarin organizativ, Adnan Azizi kanë qëndruar në Kërçovë. Me ç’rast, u themeluan edhe dy nëndegë në fshatrat Leshnicë dhe Baçisht. Në fshatin Leshnicë, kryetar nëndege u zgjodh Bukrim Selimi, ndërsa në fshatin Baçishtë u zgjodh, Ramazan Alili. Të pranishëm në themelimin e nëndegëve ishin edhe dy anëtarët e kryesisë qendrore nga Kërçova, Dervish Alimi dhe Bekim Kadriu. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së Kërçovës, Isen Ajdari si dhe sekretari i degës, Sefadin Emini.

@tn.lajmelokale
@tetovanews