Ballina Aktualitet Basha i përgjigjet Ramës: S’është koha për manovra politike e propagandë

Basha i përgjigjet Ramës: S’është koha për manovra politike e propagandë

Nga Shkozeti, ku ndodhet për të vizituar familjet e prekura nga tërmeti i 2 nëntorit, kreu i PD-së, Basha, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama për t’u ulur së bashku për të dhënë mesazh qetësie e sigurie për shqiptarët e për të dhënë propozime e zgjidhje konkrete.

Basha deklaroi se tani nuk është koha për politikë, manovra politike e për propagandë.

‘E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për manovra politike e as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.’ – tha Basha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews