Ballina Aktualitet ASH: Reagim për Fake News nga kryeministri Zaev

ASH: Reagim për Fake News nga kryeministri Zaev

“Top Channel asnjëherë nuk i kërkoi falje publike ish zv.ministrit të Shëndetësisë, Asim Musa. Qëllimisht apo pa dashje, si duket kryeministri e paska keqkuptuar këtë fakt. I njëjti emision që e publikoi videon ku ky zv.ministër i BDI-së pranon ryshfet, kishte të ftuar vetë ish zv.ministrin dhe në asnjë çast ata nuk kërkojnë falje. Përkundrazi, në vend se të shfajësohet ai me gojën e vet konfirmon se ka pranuar ryshfet. E rikujtojmë kryeministrin se në vend që ta mbrojë, dhe publikisht tëshpërndajë dezinformata ai duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga Asim Musa”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Kjo parti rikujton se sipas Kodit Penal të RMV-së, si dhënia ashtu edhe marrja dhe pranimi i ryshfetit paraqet vepër penale të dënueshme, madje në raste të caktuara parashihet edhe burgimi. ASH kërkon që çështja e zv.ministrit Asim Musa të merr përmasa ligjore, në vend se të arsyetohet. ASH poashtu konsideron se në çështjen e zv.ministrit ekziston elementi kryesor i veprës penale “Marrje e Ryshfetit” siç është kërkimi apo pranimi i çfarë do lloj shpërblimi për punën zyrtare që është dashur ta kryej në korniza të detyrës së vet zyrtare. “Kryeministri Zaev duhet ti ketë parasysh të gjitha këto gjëra para se të vendosë të shpërndajë një lajm të rrejshëm, dhe të arsyetojë veprimin kriminel të funksionareve që emërojnë vetë. Kujtojmë se, arsyetimi, mbrojtja dhe fshehja e krimit të bën fajtor njëjtë sa vetë kryerësi i veprës penale!”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.

@tn.lajmelokale
@tetovanews