Ballina Aktualitet Shqipëri Ambasada amerikane: Forcat e Ushtrisë së SHBA mbërritën dje në Shqipëri

Ambasada amerikane: Forcat e Ushtrisë së SHBA mbërritën dje në Shqipëri

Ambasada Amerikane bën me dije se Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë kanë mbërritur dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet pas tërmetit.

Përemes njënjoftimi selia diplomatike thekson se Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara.

“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews