Ballina Aktualitet Albin Kurti takon Ziadin Selën, a është ky mesazh për Ali Ahmetin?

Albin Kurti takon Ziadin Selën, a është ky mesazh për Ali Ahmetin?

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u prit në takim miqësor nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në këtë takim, lideri i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë z. Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Aleanca për Shqiptarët ishte mbështetëse e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tërë rrugëtimit të saj zgjedhor, ndërsa Ziadin Sela potencoi se me të njëjtën mbështetje do të vazhdojnë edhe më tej, duke theksuar se sfida e vërtetë tani sa ka filluar.

Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave.

Në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Aleanca për Shqiptarët
Departamenti i Informimit
05.11.2019

https://youtu.be/6OAcYl67zm4

@tn.lajmelokale
@tetovanews