Ballina Kronika Aksident në Tiranë, humbin jetën dy 17-vjeçare

Aksident në Tiranë, humbin jetën dy 17-vjeçare

Dy vajza kanë humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bërzhitës. Mësohet se vikt*imat ishin të moshës 17-vjeçare, ndërsa në këtë aksident janë pla*gosur dhe dy persona të tjerë.

Mjeti i drejtuar nga 18 vjeçari F.Sh. doli nga rruga për shkak të lagështirës dhe u për*plas në anë të rrugës, për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, Denada Tarja dhe Suada Serani.

Drejtuesi i automjetit F. SH dhe dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit që i mori jetën dy vajzave./ Opinion.al

Bonus video:
Loading...