Ballina Kronika Aksident në Tetovë

Aksident në Tetovë

Në rrugën ,,Murat Baftijari,, në Tetovë, dje (31- tetor) rreth orës 15.00, vetura ,,Opel Antara,, me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari S.S. nga fshati Gradec i Gostivarit, ka aksidentuar një fëmij të mitur.

Fëmija i lënduar me të njëjtën veturë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa vozitësi i cili pas aksidentit menjëherë është larguar duke lëshuar vendin e ngjarjes, është ndaluar nga ana e pjestarëve të policisë nga SPB-Tetovë, të cilët e kanë
siguruar duke e kthyer që të kryhet inspektimi me
qëllim që rasti të zbardhet në tërësi.

VIDEO bonus:
Loading...