Ballina Kronika Aksident në autostradën Tetovë – Gostivar

Aksident në autostradën Tetovë – Gostivar

Një aksident ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në autostradën Tetovë – Gostivar, në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Tetovë, ku janë përfshirë dy makina, njërën e ka drejtuar 33-vjeçari me inicialet  B.B. nga fshati Çegran i Gostivarit  dhe tjetrën 47-vjeçari A.K. nga fshati Trebosh i Tetovës, transmeton Tetova News.

Ja njoftimi i plotë i SPB – Tetovë:

Sot (13 nëntor), rreth orës 03 e 15 minuta, në autostradën Gostivar-Tetovë, tek pikëpagesa rrugore në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën janë përfshirë një makinë e tipit ,,Mercedes,, me targa të Zvicrës, të cilën e ka drejtuar 33-vjeçari B.B. nga fshati Çegran i Gostivarit dhe makina ,,Opel Vektra,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 47-vjeçari A.K. nga fshati Trebosh i Tetovës.

Në këtë aksident, shoferi i veturës ,,Opel,, dhe shoqëruesi në të njëjtën veturë 49-vjeçari F.I. gjithashtu nga fshati Trebosh, kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihma mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes, ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendhsme në Tetovë.

VIDEO bonus:
Loading...