Ballina Aktualitet Aksident në aksin Gostivar-Kërçovë, përfshihen 5 vetura dhe një kamion si dhe...

Aksident në aksin Gostivar-Kërçovë, përfshihen 5 vetura dhe një kamion si dhe persona nga Gostivari, Tetova, Kërçova, Struga dhe Ohri

Dje (25 nëntor), rreth orës 09 e 50 minuta, në rrugën regjionale Gostivar-Kërçovë, para urës së lumit Vardar ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë katër vetura dhe një kamion.

Automjetet e përfshira në aksident ishin ,,Citroen Sakso,, me targa të Gostivarit të cilin e ka drejtuar 39-vjeçari .M. nga
fshati Sence e Gostivarit, vetura ,,Pezho,, me targa të armatës ushtarake të cilën e ka drejtuar 33 vjeçari S.K. nga Kërçova, vetura ,,Mercedes” me targa të Strugës të cilën e ka drejtuar 39-vjeçari A.Sh. nga Llabënishta e Strugës, vetura ,,Pezho,, me targa të Ohrit e drejtuar nga 27-vjeçari I.S. nga Ohri dhe kamioni Mercedes me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar 43-vjeçari B.G. nga Tetova.

Gjatë aksidentit vozitësi i veturës ,,Citroen,, ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Stacioni policor i Gostivarit.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

Në vendin e quajtur ,,Llokva,, në fshatin Gurgurnicë, janë nda*luar 26-vjeçari M.A. nga fshati Sallarevë e Tetovës, dhe 41-vjeçari B.J. nga Gorgurnica, të cilët me veturën Xhip të tipit ,,Uaz,, me targa të Tetovës, kanë transportuar dru për ngrohje, pa pasur dokumentacionin e duhur, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Ja njoftimi i plotë i uniformave blu:

Pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, dje (24- nëntor) prej ora 11 deri ora 19, në rajonin e fshatrave Bërvenicë, Miletinë, Stençe, dhe Gërgurnicë të Tetovës, në bashkëveprim me Policinë Malore dhe Pyjet nacionale-Tetovë, kanë realizuar aksion kontrollues për zbu*limin dhe sanks*ionimin li*gjor të personave të cilët presin dhe transportojnë dru për ngrohje në mënyrë ile*gale dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.

Kështu që në vendin e quajtur ,,Llokva,, në fshatin Gurgurnicë, janë nda*luar 26-vjeçari M.A. nga fshati Sedllarevë e Tetovës, dhe 41-vjeçari B.J. nga Gurgurnica, të cilët me veturën Xhip ,,Uaz,, me targa të Tetovës, kanë transportuar dru për ngrohje, pa pasur dokumentacionin e duhur.
Drutë janë konf*iskuar dhe dorëzuar Policisë malore, kurse kundër tyre do të pasojnë parashtresa adekuate.

Vihen pas hekurave 5 persona nga Çegrani dhe një person nga Kalishti i Gostivarit, pasi janë deno*ncuar nga 46-vjeçari me inicialet R.D, nga i njëjti fshat, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Ja njoftimi i plotë i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë:

Dyzetë e gjashtë vjeçari me iniciale R.D. nga fshati Çegran i
Gostivarit, mbrëmë (24 nëntor),  rreth orës 20 e 45
minuta, në Stacionin policor të Gostivarit ka deno*ncuar
se në rrugën ,,18-nëntori,, në Gostivar, ka qenë i ndaluar dhe fizi*kisht i sul*muar nga më shumë persona nga i njëjti fshat.
Menjëherë pas deno*ncimit janë privuar nga liria: 19-vjeçari me inicialet S.D., 27-vjeçari V.D., 48-vjeçari N.D., 50-vjeçari I.D. dhe një 17-vjeçar të gjith nga fshati Çegran, si dhe 34-vjeçari B.A. nga fshati Kalisht e Gostivarit.

Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Efektivët nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin me inicialet O.H., 24-vjeçarin me inicialet E.R. dhe 23-vjeçarin me inicialet Sh.S. të tre nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ndërsa po lëviznin me një makinë me targa të Sllovakisë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Ja njoftimi i plotë i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë.

Mbrëmë, (25 nëntor), rreth orës 00 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin O.H., 24-vjeçarin E.R. dhe 23-vjeçarin Sh.S. të tre nga fshati Vrapçisht i Gostivarit. Gjatë kontrollittë kryer ndaj tyre dhe veturës ,,Audi A7,, me targa të
Sllovakisë, me të cilën kanë qenë duke lëvizur, është gjetur mar*ijuanë dhe mbetje të kok*ainës, me ç’rast janë shoqëruar dhe mbajtur në Stacionin policor – Tetovë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Janë vënë pas hekurave 32-vjeçari me inicialet M.M., 24-vjeçari me inicialet M.A. dhe 31- vjeçari me inicialet B.A, që të tre nga Treboshi i Komunës së Zhelinës, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre është gjetur mari*juanë.

Ja njoftimi i plotë nga SPB- Tetovë:

Mbrëmë, (24 nëntor),  rreth orës 20 e 50 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Shkup, në hyrje të fshatit Saraqinë e Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 32-vjeçarin M.M., 24-vjeçarin M.A. dhe 31-
vjeçarin B.A., që të tre nga fshati Trebosh i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre të tipit ,,BMW,, me targa të Tetovës, me të cilën kanë qenë duke lëvizur, është gjetur mari*juanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatitet parashtresa adekuate.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...