Ballina Aktualitet A duhet të bashkohet opozita shqiptare? Ja si përgjigjen qytetarët (VIDEO)

A duhet të bashkohet opozita shqiptare? Ja si përgjigjen qytetarët (VIDEO)

Përçarja e faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në shumë parti, ka shkaktuar reagimet të shumta jo vetëm tek analistët, por edhe te qytetarët. Bashkëpunimi mes subjekteve shqiptare është njëra nga temat kryesore të debatit pas dakordimit të liderëve politikë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ekipi i gazetës LAJM dhe portalit LAJM.tv ka anketuar disa qytetarë në rrugët e Shkupit, të cilët kanë bërë thirrje për bashkim të faktorit shqiptarë, ndonëse shprehen të rezervuar se një gjë e tillë mund të ndodh. “Nuk kemi nevojë për pesë parti sepse humbim shumë deputetë”, tha njëri nga të anketuarit. Në videon më poshtë mund të ndiqni mendimet e qytetarëve të intervistuar nga gazetari Albion Memeti dhe operatori Amir Idrizi.

Bonus video:
Loading...