Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut 90 vjeçarja në Maqedoni që nuk ka asnjë dokument identifikimi, ja rrëfimi...

90 vjeçarja në Maqedoni që nuk ka asnjë dokument identifikimi, ja rrëfimi i të moshuarës shqiptare (VIDEO)

90 vjeçarja nga fshati Brezë, Safije Pajaziti nuk ka asnjë dokument tjetër, përveç certifikatës së martesës. E gjithë ngatërresa zanafillën e ka në vitin 1947. Kur ajo ishte martuar, ishte vetëm 16 vjeçare ndërsa prindërit kanë dashur t’i rrisin moshën. Si vit të lindjes kanë vendosur 1928-tën, por nuk e kishin menduar se në të njëjtin vit kishte lindur edhe vëllai i saj, me të cilin ajo tashmë rezulton se ka vetëm 7 ditë diferencë. Ajo nuk mban mend nëse ka pasur ndonjëherë dokumente identifikimi, andaj nuk e di se si ka mundur të vejë kurorë pa dokumente të tilla./Alsat-M

@tn.lajmelokale
@tetovanews