Ballina Aktualitet 35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do angazhohen vullnetarisht në Durrës për...

35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do angazhohen vullnetarisht në Durrës për vlerësimin e dëmeve

Mbi 35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri për të bërë vlerësimin e dëmeve të objekteve shkollore në rajonin e Durrësit.

Organizatori Drilon Pireva që tha se do të nisen pas pak shtoi se gjithë kjo është bërë në punë vullnetare, njofton Klan Kosova.

“Janë mbi 35 inxhinierë, kryesisht të ndërtimt që kanë nisen sot për Shqipëri. Puna e tyre do të jetë në rajonin e Durrësit, ku dëmi ka qenë më i madh. Nga ne do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkollave fillore dhe të mesme”.

“Gjithsej janë 42 shkolla ku do të bëhet vlerësimi prej profesionistëve nëse plotësohen kushtet për të rifilluar mësimi.”

Inxhinierët janë nga komuna e Prishtinës, prej Ndërmarrjes Publike Banesore dhe nga Shoqata e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve që veprojnë në Prishtinë.

“Të gjithë janë lajmëruar vetë, përveç aspektit logjistik që e kemi organizuar ne, pjesa tjetër është krejtësisht vullnetare”.

Lajmin për ardhjen e inxhinirëve e ka bërë me dije dhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë e cila thekson se në pritje janë edhe inxhinierë dhe arkitektë të tjerë të cilët do nevojitet në një fazë tjetër.

“Vullnetarë të tjerë, arkitektëe profesionistë të fushës janë në pritje për tu angazhuar në një fazë të dytë sapo të ketë nevojë, pasi thirrja ishte specifikisht për inxhinierë ndërtimi”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews