Ballina Aktualitet Zjarri në Sharr rrit ndotjen e ajrit në Tetovë (VIDEO)

Zjarri në Sharr rrit ndotjen e ajrit në Tetovë (VIDEO)

Zjarri i dy ditëve të fundit me përmasa të mëdha në malësinë e Sharrit ka ndikuar dukshëm në ndotjen e ajrit në qytetin e Tetovës. Sasia e grimcave PM 10 ka arritur në 133 mikro gram për metër kub, që nënkupton, 83 për qind më tepër nga masa e lejuar.

Ministria alarmoi, mirëpo në faqen e komunës, nuk ka asnjë lajmërim se është tejkaluar pragu i ndotjes. Pra është neglizhenca e komunës ajo që përsëritet gjithnjë. Duhet masa konkrete, nuk di e sata herë është që ne si shoqata, si aktivist apelojmë për masa konkrete që do sjellin zgjidhjen”-tha Elmedina Abdullahu, “Nëna dhe Fëmija”.

Si pasojë e tymit të krijuar nga zjarri, Kodra e Diellit për katër ditë rresht mbeti pa mysafir nëpër hotele dhe vikend shtëpiza.

Kjo kanë ndikuar deri aty saqë, disa mysafir që prenotuan, e anuluan prenotimin, por edhe pasi kanë ardhur, pasi shumica ishin me fëmijë, shkaku i saj janë detyruar të lëshojnë hotelin”-theksoi Besnik Beqiri, hotelier.

Policia ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin derisa po përgatiste skarë.

Lidhur me këtë rast, SPB Tetovë, ka privuar nga liria një 44 vjeçar nga Tetova, që ka qenë në vendngjarje dhe sipas tregimit të tij, ka qenë duke përgatitur zgarë dhe në moment zjarri ka filluar të përhapet dhe nuk ka mundur ta kontrolloj. Merren masa për zbardhje të rastit pas çka do pasojë edhe padia adekuate”-tha Fatmir Rexhepi. zëdhënës i SPB Tetovë.

Njësia e zjarrfikësve njoftoi se zjarri sot është shuar në tërësi.

Zjarri që u përhap me përmasa të mëdha që u paraqit në kodër të Diellit, e që arriti deri në fshatin Lisec, sot është shuar tërësisht”-tha Uka Aliti, komandant i NJTKZ – Tetovë.

Sipas vlerësimeve të para, nga zjarri i ditëve të fundit në malësinë e Sharrit janë shkatërruar 50 hektarë pyje dhe kullosa.

VIDEO bonus:
Loading...