Ballina Aktualitet Zaev: Spasovski për kryeministër teknik, e logjikshme (VIDEO)

Zaev: Spasovski për kryeministër teknik, e logjikshme (VIDEO)

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, në përpjekje për të të bindur qytetarët se e meritojnë pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev konfirmon se do të jetë përsëri kandidat i partisë së tij edhe për një mandate të dytë kurse nga 3 janari, pas formimit të Qeverisë teknike do t’i përkushtohet plotësisht partisë. Zaev i konsideron si të logjikshme zërat se ministri i Brendshëm aktual, Oliver Spasovski, mund të jetë kryeministri teknik megjithatë shton se për këtë nuk është diskutuar akoma.

Të gjithë e përmendin që një ministër duhet të largohet dhe plus një tjetër përveç tij. Ai që do të largohet është për një kohë të gjatë në LSDM dhe është e logjikshme, siç e përmendni edhe ju. Por në të vërtetë nuk e kemi menduar edhe pse përmenden edhe emra të tjerë nga radhët e LSDM-së. Të gjithë jemi shumë të përkushtuar dhe shikojmë se si këto 2 muaj dhe 8 ditë deri në qeverinë teknike t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe qeveria teknike të mos na i ndërpresë proceset. Unë do ta drejtoj fushatën dhe unë do të jem kandidat për kryeministër. Sigurisht këtë duhet ta vendosin edhe organet e partisë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski beson se pas zgjedhjeve të 12 prillit, Qeveria e Zaevit do të mbetet në histori. Përveç kësaj, Mickoski flet edhe për përgjegjësinë që kryeministri duhet të mbajë për premtimet e parealizuara dhe veprat e tij gjatë mandatit.

Ja të ju pyes; çfarë fjale ju vjen në mendje kur dëgjoni emrin dhe mbiemrin e Zoran Zaevit. Mua më vjen në mendje fjala “mashtrim”. Mashtrim dhe premtime të parealizuara, shitje e identiteti kur betohej në më të dashurën, se do të veshë opinga të hekurta, dhe e gjitha kjo një vit më parë, kur mendonte se fliste me Poroshenkon. Është koha për pensionim dhe sigurisht pas kësaj vjen përgjegjësia”-pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas një marrëveshje paraprake mes liderëve, duhet të mbahen më 12 prill. Qeveria teknike duhet të formohet 100 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht më 3 janar. Kryeministri duhet ta lëshojë kolltukun e tij për një kuadër tjetër të partisë së tij, kurse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të drejtohen nga kuadro të opozitës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews