Ballina Bota VIDEO/ Juncker humbet durimin me gazetarin, i bërtet live

VIDEO/ Juncker humbet durimin me gazetarin, i bërtet live

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ose “Drunker” siç e quajnë mediat e huaja humbi vetëkontrollin sot në Bruksel.

Teksa fliste përpara nisjes së samitit, Juncker iu hakërrye një gazetari i cili i ndërpreu fjalën, ndërsa ai shpjegonte specifikat e Brexit.

Gazetari i kërkoi menjëherë falje, ndërsa më pas presidenti i KE-së ironizoi duke thënë se ai e kishte dhënë përgjigjen por gazetari ishte i paduruar

Kujtojmë se Juncker është bërë shpesh lajm ndërkombëtar për veprimet e tij nëpër hollet zyrtare të BE-së. Jo shumë kohë më parë ai u shfaq në një konferencë me këpucë të ndryshme, njërën në ngjyrë kafe dhe njërën të zezë dhe nuk mohoi se kishte shoqëruar mëngjesin me konjak.

Po ashtu edhe gjatë samitit të NATO-s në korrik të vitit 2018, uidhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste balancën e tij disa herë përpara një darke gala. Por nuk mbaron me kaq, gjatë një samiti të rëndësishëm me liderat arab në Egjipt ai ndërpreu fjalën e tij duke iu përgjigjur telefonatës së ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristine./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews