Ballina Lajme Tetovë, rruga industriale makth për banorët (VIDEO)

Tetovë, rruga industriale makth për banorët (VIDEO)

Më shumë se një muaj të tërë rruga industriale në Tetovë është gërryer për tu rikonstruuar dhe ka mbetur ashtu siç ka filluar. Kjo rrugë e cila është ndër kryesoret e qytetit dhe me një frekuentim të lartë të automjeteve të rënda, paraqet rrezik si për shoferët ashtu dhe për këmbësorët. Të anketuarit nga ALSAT shprehen të revoltuar nga kompetentët duke kërkuar që sa më shpejtë rruga të asfaltohet.

“ Si i prishin edhe ashtu i lënë. Nuk e mendojnë se dikush veturën e prishën duke kaluar këndej, i hapin pusetat edhe shumë ngadalë ecin punët. Si i kanë prish, me muaj shkojnë nuk vinë t’i rregullojnë. Si qytetarë bëjmë apel t’i ndërtojnë rrugët, jo vetëm këtë pjesë por krejt Tetova është me gropa, turpi madh, gjithë gropa”.

“ Nuk punohet aspak, jo ngadalë”.

“ Jashtëzakonisht jam i zhgënjyer. Ka më shumë se një muaj që rrinë kështu hapur. Ka pas ndeshje, normalisht se jemi të zhgënjyer. Shoferët ikin nga gropat shkojnë drejt udhëtarëve, dhe normal se kanë pasoja shoferët. Para dy javëve ka pas aksident, dy vetura u ndeshën te këto mburojat”.

“Me të vërtetë pengojnë, janë shumë të rrezikshme që qëndrojnë kështu. Vërtetë janë rrezik edhe për jetën. Edhe këmbësorët janë të rrezikuar. Kërkojmë të sanohet kjo rrugë, nuk është në rregull kështu”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë mbaruar me procedurat të cilat iu takojnë atyre dhe se kompetencat i kanë kaluar “Rrugëve të Maqedonisë”.

Komuna e Tetovës

” Ne si Komunë e kemi përfunduar procedurat që na takojnë neve. Jemi në konsultim e sipër me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” meqë rruga në fjalë bën pjesë në atë që llogaritet rrugë rajonale “.

Ndërkohë nga “Rrugët e Maqedonisë” thonë se presin vendimin e Qeverisë për të filluar asfaltimin.

Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”

” Rruga industriale në Tetovë kishte disa çështje teknike për të zgjidhur, sepse ishte me statusin e “rrugës lokale”. Ne jemi në pritje që Qeveria të jep vendim së bashku në koordinim me Agjencinë e Rrugëve që kompetencat t’i kalojnë institucionit tonë. Në momentin që do e marrim vendimin, do të fillojmë me asfaltim”.

Derisa institucionet shfajësohen si dhe presin nga njëra tjetra kryerjen e procedurave, jeta e qytetarëve mbetet e rrezikuar.

VIDEO bonus:
Loading...