Ballina Aktualitet Si do jenë negociatat mes LDK dhe Vetëvendosjes, analistët: Mund të ketë...

Si do jenë negociatat mes LDK dhe Vetëvendosjes, analistët: Mund të ketë vështirësi…

Analistë dhe aktivistë politikë të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë folur për negociatat që tashmë pritet që të nisin për qeverisjen e Prishtinës ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Arbër Zajmi nga VV u shpreh se Vetëvendosje do të dëshirojë ato sektorë ku ka më shumë nepotizëm, me qëllim që korrupsioni të mund të zhduket. Ai tha se partia që ka kryeministrin mund ta çrrënjosë më lehtë korrupsionin.

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoninë Veriore Agim Çejku deklaroi se i shikon negociatat e vështira, kurse diplomati Bashkurti tha se nuk i shikon aspak të vështira bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak se këto dy parti përafrohen në shumë pika.

Arbër Zajmi: Shqiptarët në Kosovë shikojnë se gjërat nuk funksionojnë në Kosovë. Ata e vënë re se në vend nuk ka punësim, ka nepotizëm e korrupsion dhe shohin se diçka nuk shkon. Ata kanë udhëtuar e kanë parë Europën dhe habitën pse në Kosovë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ndërsa LDK mendoj se nga ana e saj ka bërë matjet e saj, Vjosa Osmani është një politikane e sprovuar. Ajo ka shprehur frymën pozitive për bashkëpunim me Vetëvendosjen. Kryeministri t’i takojë fituesit dhe kjo është folur.

Skënder Minxhozi: A keni biseduar për sektorin?

Arbër Zajmi: Ne kemi dashur që sektorët që duam t’i çlirojmë t’i kemi ne. Pra, partia që ka kryeministrin duhet që të bëjë pastrimin. Ne kemi edhe një plan për vettingun. Një proces i ngjashëm është bërë nga Kenia në Ukrainë. Është një proces që i duhet Kosovës. Ne mendojmë se problemi kryesor qëndron në strukturat drejtuese.

Agim Cejku; Do të shtrihen bisedimet edhe për postin e presidentit? Unë personalisht mendoj se negociatat nuk do jenë të lehta. VV nuk ka eksperiencën e duhur. Edhe LDK është një parti thuajse e para. Kjo e bën të vështirë negociatën. LDK ka bërë më herët marrëveshje me PDK, ka program etj. Ndërsa Vetëvendosja për herë të parë bisedon për të ndarë pushtetin dhe aty fillon fërkimi e përplasja. VV duhet të jetë e përgatitur të mos përçahet.

Lisen Bashkurti: Unë mendoj sesi Kurti dhe Vjosa Osmani janë persona të mentalitetit qytetar dhe udhëhiqen nga principe. Nuk besoj se do jenë të vështira negociatat, sepse Kosova nuk ka luksin të ketë një qeverisje me bazë të gjerë. Unë mendoj se palët do të merren vesh. Mendoj se kanë agjendë të përbashkët dhe qasjen ndaj problematikave e kanë të përafërt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews