Ballina Kronika Shqiptarët që grabisnin shtëpitë e futbollistëve të Realit, ja si u zbuluan...

Shqiptarët që grabisnin shtëpitë e futbollistëve të Realit, ja si u zbuluan dhe kush janë (VIDEO+FOTO)

Një grup kri*minal shqiptarësh, të specializuar në vjedhje banesash në gjithë Spanjën është mundur të shkatërrohet nga policia. Pas një hetimi disamujor, është bërë e mundur arrestimi i katër personave me shtetësi shqiptare, dhe një tjetër spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, grupi dyshohet se ka kryer së paku 14 vjedhje në krahina të ndryshme të vendit.

Mes viktimave të hajdutëve janë edhe futbollistë të njohur të La Ligës, të cilët aktivizohen me ekipe të mira si Real Madrid apo Atletiko. Operacioni ka rezultuar në arrestimin e katër personave me inicialet M.Z, S.Z, J.A me kombësi shqiptare, dhe A.J.B me kombësi spanjolle.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale të tilla si përfshirje në krim të organizuar, vjedhje të banesave, automjeteve, posedim i mallrave të vjedhura, etj.

Anëtarët e bandës së hajdutëve vepronin me “zgjuarsi”, duke ndryshuar numrat e telefonit, me qëllim që të mos “kapeshin” nga hetuesit. Policia arriti të zbulojë automjete luksoze, mjete të vjedhura nga grupi kriminal, kompjuterë, etj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews