Ballina Jetë & Stil Rrezikonin të zhdukeshin, tri gjuhët europiane që po “ringjallen”

Rrezikonin të zhdukeshin, tri gjuhët europiane që po “ringjallen”

Sipas UNESCO-s, të paktën 43% e 6000 gjuhëve që fliten në të gjithë botën rrezikojnë të zhduken.

Madje, prej vitit 1950, 228 prej tyre e kanë pësuar këtë fat të keq.

Por ka edhe raste kur gjuhët rikthehen në jetë.

Në Europë, tre të tilla, që studiuesit mendonin se ishin pranë zhdukjes apo ishin zhdukur, në fakt kanë pësuar rritje të numrit të folësve. Bëhet fjalë për gjuhët e folura në Kornuoll dhe Ishullin e Manit, dhe Livon, një gjuhë që momentalisht flitet nga vetëm 30 vetë në Letoni.

Sipas UNESCO-s, personi i fundit që kishte Livon si gjuhë të parë, ishte Viktor Berthold, i cili ndërroi jetë në vitin 2009 në Letoni. E folur kryesisht në lindje të gjirit të Rigës, gjuha ka origjinë baltike dhe më shumë ngjan me atë estoneze dhe finlandeze se sa me gjuhën letoneze.

Sipas Institutit Livonian, rreth 30 vetë në botë mund ta flasin sot këtë gjuhë, por numri i tyre është duke u rritur, falë edhe përfshirjes së saj në trashëgiminë kulturore të Letonisë.

Gjuha e folur në Kornuoll, kryesisht në jugperëndim të Anglisë dhe Irlandën e Veriut, zyrtarisht ka vdekur në fund të shekullit XVIII. Por një raport i Qeverisë britanike, publikuar së fundmi, thotë se që prej vitit 2000, 300 persona e flasin këtë gjuhë dhe 750 të tjerë po e mësojnë.

Edhe gjuha e folur në Ishullin e Manit, ashtu si ajo e Kornuollit, ka origjinë kelte. Dominimi i anglishtes ka kërcënuar shuarjen e saj, por përgjatë 20 viteve të fundit numri i folëseve është rritur ndjeshëm, madje në vitin 2001 u ngrit edhe një shkollë ku gjuha mësohet si lëndë. Sipas studimeve të sotme, rreth 1000 fëmijë janë duke e mësuar momentalisht.

Ishulli i Manit është një territor vetëqeverisës i cili ndodhet në Detin e Irlandës, mes ishullit të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Me mbi 84 mijë banorë, ishulli ka si kryetar shteti Mbretëreshën Elisabeth II, e cila mban titullin Lordi i Manit.

VIDEO bonus:
Loading...