Ballina Aktualitet Rashidi: Problem me korrupsionin e BDI-së nuk janë 50 eurot e Asimit,...

Rashidi: Problem me korrupsionin e BDI-së nuk janë 50 eurot e Asimit, por milionat e aferave të shumta

Deputeti i ASH-së nga Struga, Syrja Rashidi ka komentuar rastin e skandalit me zv/ministrin e shëndetësisë, Asim Musa i cili ishte protagonist në emisionin “Fiks Fare”.

“Sa i përket videoinçizimit në “fiks fare” nuk do kisha shtuar asnjë fjalë më shumë dhe asnjë më pak se sa flet vetë videomateriali, edhe pse po të njëjtin inçizim njerëz të ndryshëm, si zakonisht tashmë, e shohin me dioptri të ndryshme. Ajo që bie në sy në këtë aferë është lehtësia dhe çmimi i ulët me të cilën partia BDI e “shet” zavendëministrin e sajë. Është simptomatike që BDI në këtë rast vepron shumë më ndryshe nga të gjitha rastet të tjera ku me këmbëngulje mbron funksionarët e vetë.

Të mos harrojmë se “fiks fare” ka pas edhe inçizime të tjera komprometuese për Strugën dhe në Strugë, ose rasti në Tetovë ku lideri i kësaj partie nxiton të tregoj se kush nuk është fajtor për plagosjen e të rinjve në darsëm, etj etj Madje një eksponent i kësajë partie doli dhe e përshëndeti gazetarinë investigative (dmth ” fiks fare”) që po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupcionit. Kjo të shtyn të mendosh se kush vallë mund të jenë skenaristët e vërtetë të kësaj afere. Ata që “kërkojnë” veting për funksionarët e tyre ditën, dhe bëjnë çmos po të njëjtën ta pengojnë natën. Porosia është e qartë: BDI “bën çmos” për ta luftuar korrupcionin brenda radhëve të veta. Dhe për këtë si shembull më i mirë do u shërbente ky rast.Jo rastësisht nxituan dhe deklaruan, pa mbaruar akoma emisioni “fiks fare” se Asim Musa do shkarkohet nga të gjitha funksionet qeveritare dhe partiake. Por ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se “dielli nuk mbulohet me shoshë”. Problem kryesor me korrupcionin e BDI-së nuk janë 50 eurot e Asim Musës por po aq miliona të aferës”magjar telekom”, aferës “pacienti”, aferës…”, ka shkruar Rashidi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews