Ballina Aktualitet Shqipëri Rama: Gjermania nuk ka dashur ndarjen e dy vendeve, Macron kërkon të...

Rama: Gjermania nuk ka dashur ndarjen e dy vendeve, Macron kërkon të ndryshojë BE-në!

Çështjes që nëse Maqedonia e Veriut është sakrifikuar për Shqipërinë, kreu i qeverisë tha se “kjo nuk ka ndodhur pasi ka qenë veto e Gjermanisë që nuk e ka dashur ndarjen e rrugëtimit integrues të dy shteteve fqinje”.

“Ne kemi bërë gjithçka që Macron dhe gjithë të tjerët të thoshin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne. Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësishëm, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Debati i madh është prodhuar nga 6 muaj historia këtu për të sfazuar procesin për të bërë ndarjen. Kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t’i hapur ose jo ato, shefi i ekzekutivit i’u përgjigj: “Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews