Ballina Bota Putin në Emiratet e Bashkuara, firmos marrëveshje miliarda dollarëshe (VIDEO+FOTO)

Putin në Emiratet e Bashkuara, firmos marrëveshje miliarda dollarëshe (VIDEO+FOTO)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar vizitën e tij të parë në këtë shtet të Gjirit Arab në më shumë se një dekadë.

Putin është takuar në Riad me mbretin dhe princin e Arabisë Saudite, teksa Moska synon të rrisë prezencën e saj në Lindje të Mesme.

Liderët e dy vendeve kanë nënshkruar disa marrëveshje në vlerë të miliarda dollarëve për investime në mes të të dyja shteteve, duke shënjestruar sektorin e kulturës, shëndetësisë dhe tekonologjisë së avancuar.

Në marrëveshje është arritur dakordësi për të “riforcuar” bashkëpunimin në mes të Organizatës 24-anëtarëshe të vendeve eksportuese të naftës (OPEC), dhe 10 vendeve tjera që nuk janë anëtare të saj.

Rusia nuk është anëtare e OPEC-ut, mirëpo ka punuar ngushtë me këtë grup me qëllimin e rritjes së çmimeve të naftës, pas rënies që ka ndodhur më 2014.

Ky takim ka ndodhur pasi Moska ka dështuar të përmbushë synimin për rritje bruto të prodhimit të brendshëm për 3 për qind, si dhe vazhdon të përballet me sanksione perëndimore./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews