Ballina Top Lajm Pikëpyetjet e “aksidentit” të Albin Kurtit në Tiranë: Atentat i dështuar? (VIDEO)

Pikëpyetjet e “aksidentit” të Albin Kurtit në Tiranë: Atentat i dështuar? (VIDEO)

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka hedhur dyshime mbi aksidentin që ndodhi dy ditë më parë me makinën e Albin Kurtit në Tiranë.

Myftaraj thotë se Policia e Shtetit ka një dëshirë për të fshehur ngjarjen.

Ndërsa referuar deklaratave të Kurtit pas ngjarjes, Myftaraj thotë se i nominuari për kryeministër nuk është shumë i besueshëm në ato që tha.

Kastriot Myftaraj: Kur kanë kaluar pak më tepër se 48 orë që nga incidenti automobilistik që u përfshi Albin Kurti duke ardhur në Tiranë, policia e shtetit e Shqipërisë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Kjo tregon që në Policinë e Shtetit kanë një dëshirë që ta fshehin këtë ngjarje me urdhër të qeverisë. Gjërat bëhen më të dyshimta sepse Albin Kurti ishte në mbrojtje policore të shtetit shqiptar.

Dimë që aksidenti ka ndodhur në ardhje. Dimë që është përplasje e disa makinave.

Fakti që është përplasur me makinën e policisë, të lë të kuptosh atë që në gjuhën e atentateve kërkohet të neutralizohet makina që hap rrugën. Nuk po them me bindje se ky është një atentat, por ka një pikëpyetje.

Ajo që them me bindje është që mënyra si vepron policia nuk është se jo profesionale. Se ata janë profesionalë. Profesionisti sillet si jo profesionist kur ka gjëra për të fshehur

Kurti tha se makina e policisë goditi një makinë tjetër. Me këtë tregon që ja la fajin policisë, në goditëm policinë dhe makina pas nesh na goditi ne.

Ka një pakënaqësi Kurti me sjelljen e policisë.

Duket e pabesueshme kjo që thotë Kurti, që makina e policisë goditi një makinë tjetër. Kur ecën policia me sirena për ti hapur rrugën një personaliteti janë makinat e tjera që hapin rrugë dhe nuk shohim të ndodhin incidente të tilla.

Më e besueshme duket se ka dalë një makinë nga rruga dytësore dhe ka goditur makinën e policisë.

Në çdo rast duhet të bëhet një hetim, që nuk është bërë dhe as ka nisur. Veç të tjerash në këtë hetim duhet të shikohet, kush është kjo makinë misterioze.

@tn.lajmelokale
@tetovanews