Ballina Bota Për herë të parë në histori, Kina ia kalon SHBA-ve për pasanikë

Për herë të parë në histori, Kina ia kalon SHBA-ve për pasanikë

Raportimet e reja nga Credit Suisse tregojnë se numri i personave të pasur nga Kina është tashmë më i lartë se i atyre të SHBA-ve, për herë të parë në histori.

Të dyja janë shtetet me numrin më të madh të milionerëve në botë. Këtë vit, Kina ka më shumë anëtarë të 10%-shit të më të pasurve në botë sesa SHBA-të.

10%-ëshi i njerëzve më të pasur në botë ka 100 milionë kinezë dhe 99 milionë amerikanë.

Njerëzit që janë në këtë 10% janë ata që zotërojnë më shumë se 109 430 dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews