Ballina Aktualitet Palmer: Vizita, në mbështetje të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Palmer: Vizita, në mbështetje të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Maqedonia e Veriut edhe më tej e ka mbështetjen e fuqishme nga SHBA-ja për integrimin në BE. Kjo ishte porosia kryesore e të dërguarit të posaçëm të sekretarit amerikan të shtetit, Metju Palmer. Pas takimit me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, Palmer tha se qëllimi kryesor i vizitës së tij është që edhe njëherë ta riafirmojë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Vij menjëherë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga Senati amerikan. Kjo është koha më e duhur të jem këtu, gjithashtu, pas vizitës së para do kohe të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo. Vij me qëllim që edhe njëherë ta riafirmoj dhe përforcoj mbështetjen amerikane për Maqedoninë dhe për rrugën dhe perspektivën e saj evropiane- deklaroi Metju Palmer, i dërguar i posaçëm i sekretarit amerikan të shtetit.

Pos eurointegrimeve, në takimin me ministrin Dimitrov është biseduar edhe për interesat e Maqedonisë por edhe për interesat e Uashingtonit si dhe për anëtarësimin e thuajse të sigurt të vendit në NATO.

Njëherë ramë në kurthin e viktimës dhe dëshpërimit në vitin 2008 dhe mendoj që kjo nuk do të na çojë larg nëse biem sërish. Duhet të jemi këmbëngulës, duhet të përpiqemi dhe ta largojmë edhe arsyetimin e fundit, siç është Ligjit për prokurori publike dhe radhën tjetër të dalim më të gatshëm dhe më këmbëngulës. Ky është rajon që është pjesë e gjeografisë evropiane, s’mundet Evropa të jetë e suksesshme, stabile dhe e fuqishme, nëse rajoni është i lënë anash- tha Nikolla Dimitrov- Ministër i jashtëm.

Matju Palmer krahas takimit me ministrin Dimitrov, realizoi takim edhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe presidentin Stevo Pendarovski. Palmer të enjten pritet ta takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews