Ballina Aktualitet Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian (VIDEO)

Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian (VIDEO)

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer riafrimoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për proceset integruese të vendit. Pas takimit me kryeministrin Zaev, zyrtari i lartë amerikan tha se do t’i porosit partnerët evropian se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

E riafirmuam mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe perspektivën evropiane. Kjo është diçka që e thamë qartë këtu në Shkup, ndërsa do të vazhdojmë ta themi qartë edhe tek partnerët tanë evropian – deklaroi Metju Palmer, SHBA.

Palmer, deklaroi se SHBA pret që vendi së shpejti të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ai nënvizoi edhe rëndësinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

Vazhdojmë ta mbështesim Marrëveshjen e Prespës e cila është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim zbatimin e saj – u shpreh Metju Palmer, SHBA.

Kryeministri Zaev siç bëjnë të ditur nga Qeveria ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për proceset reformuese, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Gjatë qëndrimit tre ditor në Shkup, Palmer takoi krerët shtetërorë si dhe liderët politik. Ai në Shkup takoi edhe ambasadorët amerikan në Ballkanin Perëndimor me të cilët siç tha ka diskutuar për çështjet rajonale.

https://youtu.be/02GOVkRfhaA

@tn.lajmelokale
@tetovanews