Ballina Sport Nuk ka më “mollë të ndaluar” për Kosovën, UEFA pranon edhe përballje...

Nuk ka më “mollë të ndaluar” për Kosovën, UEFA pranon edhe përballje me Serbinë

Kosova po kalon një moment mjaft të mirë dhe ëndrra për të kaluar në finalet e një Europiani, nuk është e pamundur.

“Dardanët” e shohin veten në vendin e tretë në grupin e tyre dhe shpresojnë që të arrijnë një kualifikim, falë të cilit mund të marrin pjesë për herë të parë në Europian që në kualifikueset e para.

Pyetja më e madhe që bëhet, është në lidhje me një përballje të mundshme me Serbinë. Ashtu siç dihet, Kosova nuk mund të luajë me Serbinë në fazën e grupeve, ashtu siç nuk mund të luajë as me Bosnje-Hercegovinën.

Ndërkohë, “Indeksoline” ka kontaktuar me zyrën për mediat pranë UEFA-s dhe është interesuar nëse në Europian, mund të ketë përballje të tilla, teksa përgjigja ka qenë shumë e qartë.

“Kosova nuk mund të luajë me Serbinë vetëm në fazën e grupeve. Më pas, nëse e kalojnë këtë fazë ata mund të përballen.

Përveç Serbisë, Kosova nuk mund të luajë në grupe me Bosnje-Hercegovinën”, ishte përgjigja e UEFA-s që nënkupton se Kosova mund të luajë me Bosnjën dhe Serbinë në ndeshjet me eliminim direkt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews