Ballina Bota Një vjen e një largohet, trupat amerikane në tërheqje përballen me ato...

Një vjen e një largohet, trupat amerikane në tërheqje përballen me ato siriane (Video)

Trupat amerikane dhe ato zyrtare siriane janë “takuar” me njëra-tjetrën në veri të Sirisë, pasi automjetet amerikane po tërhiqeshin nga qyteti i mbajtur nga kurdët, Kobani, ndërsa sirianët nxituan ta mbronin atë nga ofensiva e drejtuar nga Turqia.

Klipi i shkurtër nga skena tregon një kolonë ushtarake amerikane të disa automjeteve të blinduara që largohen nga qyteti kufitar Kobani. Një njësi ushtarake siriane nisej drejt qytetit në fjalë siç duket në video.

Ushtria amerikane është tërhequr nga verilindja e Sirisë pas urdhrave të presidentit Trump, të hënën e kaluar.

Tërheqja është nxitur nga operacioni ushtarak i udhëhequr nga Turqia kundër milicisë kurde, aleate e SHBA-së, që synon të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane (SDF) që kontrollojnë rreth një të tretën e territorit të Sirisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews