Ballina Bota Mister në Hënë, zhduket moduli hapësinor indian që do të kërkonte ujin

Mister në Hënë, zhduket moduli hapësinor indian që do të kërkonte ujin

Duhet të ishte një moment lavdie për Indinë, një shenjë e shndërrimit të saj në fuqi globale.

Por misioni hapësinor Chandrayaan-2, që filloi me vëmendjen e gjithë opinionit publik indian dhe të botës shkencore, u zhduk nga lajmet dhe nga propaganda e qeverisë në New Dehli.

Arsyeja është thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë: Sonda që do të ulej në Hënë, duke shndërruar Indinë në vendin e katërt që arrin një mision të tillë pas SHBA, Rusisë dhe Kinës, është zhdukur.

Zhdukja e sinjaleve të modulit indian ka ndodhur një muaj më parë, dhe qysh atëherë edhe pse agjenci të vendeve të ndryshme, me në krye amerikanen NASA kanë tentuar të lokalizojnë mjetin, nga Hëna nuk ka ardhur asgjë tjetër përtej heshtjes.

Një shuplakë për ISRO-n, agjencinë hapësinore indiane, por edhe një mister shkencor që menjëherë ka përfshirë në diskutim teoritë komplotiste, që shihnin një ndërhyrje armike të vendeve të tjera, ose edhe një origjinë aliene të zhdukjes së modulit hapësinor indian, kosto e së cilit arriti 140 milionë dollarët.

Sipas ekspertëve të NASA, Chandrayaan-2 mund të jetë ulur në një pjesë të fshehur të Hënës, jashtë zonës ku të gjithë po e kërkojnë.

Misioni indian kishte si objektiv studimin e disa kratereve që mendohet se mund të mbartin depozita të vogla uji. Zbulimi i tyre mund të shihej si paradhoma e një mundësie reale për ngritjen e një stacioni të banuar në mënyrë të përhershme në satelitin tonë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews