Ballina Bota Merr fund ëndrra gjermane? Rritet papunësia, fabrikat nisin të shkarkojnë punëtorët

Merr fund ëndrra gjermane? Rritet papunësia, fabrikat nisin të shkarkojnë punëtorët

Papunësia në Gjermani ka nisur të rritet, ndërkohë që aktiviteti i fabrikave vazhdon në rënie, duke rritur presionet për Qeverinë që të ndërhyjë me stimuj fiskal. Numri i të papunëve u rrit me 6,000 në tetor, krahasuar me projeksionet për një rritje me vetëm 3,000. Norma e papunësisë qëndroi në 5%, në nivel rekord të ulët.

Raporti vjen pas një sondazhi më herët gjatë muajit, që tregoi se manifaktura ndodhet në krizë dhe punësimi në industri ka rënë me normën më të shpejtë në 10 vite. Ekonomia gjermane me shumë gjasa ka hyrë në recesion në tremujorin e tretë dhe qeverisë i është bërë thirrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane për të rritur shpenzimet publike.

Si ekonomia më e madhe e Europës, vendi është përgjegjës për gjendjen ekonomike të të gjithë rajonit. Manifaktura po pëson goditje nga lufta tregtare, pasiguria në lidhje me Brexit dhe sfidat e sektorit të makinave. Ndërkohë që kërkesa e brendshme ka qëndruar e fortë deri më tani, ekzistojnë shqetësime se amullia do të përhapet edhe tek sektori i shërbimeve, pasi fabrikat po shkarkojnë punonjësit. Administrata e kancelares Angela Merkel, ka këmbëngulur deri më tani se nuk ka urgjencë për të ndryshuar buxhetin e balancuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews