Ballina Aktualitet Lëvizja BESA në këtë mënyrë pret LSDM-në në Tetovë (VIDEO)

Lëvizja BESA në këtë mënyrë pret LSDM-në në Tetovë (VIDEO)

Pas reagimit të LSDM-së në Tetovë për iniciativën e Lëvizjes BESA për emrat e shkollave, dega e BESËS në Tetovë, nëpërmjet një press konference dhe me tabelat me emra personalitetesh shqiptare e ka pritur LSDM-në tek qendra e kulturës në Tetovë, ku kjo e fundit kishte tribunë me qytetarë. Ja reagimi i plotë i BESËS:

Ja deklarata e plotë

Pas deklaratës publike të SDSM-Tetovë, që ka të bëj me iniciativën e riemërimit të shkollave të mesme në Tetovë kemi këtë përgjigje.
Me reagimin histerik të saj, SDSM tregoi fytyrën e vërtetë të cilën duhet ta shohin të gjithë shqiptarët dhe funksionarët që e votuan atë. Ky reagim dëshmoi edhe një herë se struktura e kësaj partie në Tetovë ende nuk është liruar nga barriera e urrejtjes kundër historisë dhe kulturës shqiptare.
Ne jemi Lëvizja BESA dhe dallojmë nga ju. Për ne është me rëndësi të respektohet vullneti i të gjithë banorëve të Tetovës dhe jo “NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË” vetëm në periudhën e zgjedhjeve dhe pasi të merren votat “zhivot” vetëm për palën maqedonase.

Publikisht ju pyesim: Kush e ndaloi SDSM dhe BDI si partner lokal dhe qendror ti realizojnë premtimet e tyre?!
Reagimi i juaj nuk lidhet me riemërimet e shkollave, por ka për qëllim që t’i evitoj skandalet e një pas njëshme, premtimet e mëdha dhe mos realizimin e tyre. Rënia e rejtingut tuaj dhe të BDI-së, ju bën të silleni në mënyrë histerike, andaj e kuptojmë nervozizmin tuaj dhe fjalorin e përdorur, por nuk i kuptojmë ata shqiptarë që ju votuan juve.

Lëvizja BESA është parti serioze, ajo nuk do jetë pre e fjalorit nacional romantik të SDSM, por do të vazhdoj me këmbëngulësi ti mbroj interesat e shqiptarëve në përgjithësi, por edhe të gjithë gjytetarëve që e kanë votuar atë, për aq kohë sa e kemi popullin pas neve dhe jo partnerët e interesave klanore.
Riemërimi i shkollave të mesme me emra nga historia dhe kultura shqiptare është domosdoshmëri e kohës, madje e vonuar.

Të gjithë emërtimet e shkollave, rrugëve dhe bulevardeve me emra maqedono-sërbo-rus janë vënduar me dhunë, jasht vullnetit të shqiptarëve dhe si të tilla ata sot nuk e përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shumicë të Tetovës.
Për aq kohë sa nuk ndryshon ky realitet poshtërues që po tërhiqet zvarë që nga koha e komunizmit jugosllav, përgjegjëse kryesore është Teuta Arifi dhe BDI si pjesë e pushtetit qendror dhe atij lokal.
Në qoftë se ju keni lidhje emocionale me “humanistin” rus Nikolla Shtejn, që nuk ja dini as edhe historinë, apo e identifikoni sërbin Mosha Pijade me vlerat e tetovarëve, ky është problemi emocional i juaj si SDSM që lidhet me periudhën ideologjike të komunizmit, dhe jo me vlerat evropiane dhe perëndimore të shqiptarëve në përgjithësi dhe tetovarëve në veçanti.

Të gjithë atyre që reagojnë në mënyrë histerike, Lëvizja BESA ua bën me dije se ka kaluar koha kur shqiptarëve u rrinte mbi krye despoti i pushtetit dhe se pa barazi dhe liri të shqiptarëve, nuk do të ketë liri as për të tjerët në këto troje.
Sa i takon përqindjes, po u tregojmë se Shkolla e Mesme Tekstile është shkollë me asnjë nxënës maqedonas, por me emër maqedonas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews