Ballina Aktualitet Lëvizja BESA merr pjesë në sesionin konsultativ të organizuar nga Instituti amerikan...

Lëvizja BESA merr pjesë në sesionin konsultativ të organizuar nga Instituti amerikan IRI

Lëvizja BESA, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të saj Bilall Kasami si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë Qendrore, sot ishte pjesë e një sesioni konsultativ të organizuar nga insituti amerikan IRI. Pjesë e këtij sesion ishte edhe eksperti i nivelit të lartë politik, Balint Porcsalmi. E gjithë kjo ishte në vazhdën e trajnimeve dhe konsultimeve të organizuara nga IRI për katër partitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja BESA edhe më tutje do të vazhdojë të trajtojë problemet e përditshme të qytetarëve, duke ofruar zgjidhjet më të mira të bazuara në eksperiencën e vendeve evropiane.

Krahas fushatës në terren me strukturat e saj, veçanërisht aksionet gati të përditshme të Forumit Rinor, në drejtim të demaskimit te dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë, Lëvizja BESA si një parti serioze opozitare është e angazhuar në shumë fusha duke ofruar zgjidhje për hallet e qytetarëve. Në këtë frymë ishte edhe aktiviteti që sot u organizua nga ana e IRI-të për të ndihmuar Lëvizja BESA që të përpilojë ofertën e saj për zgjedhjet e ardhshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews