Ballina Lajme Kosovë LDK e Lutfi Hazirit pëson humbje të thellë nga VV-ja në Gjilan

LDK e Lutfi Hazirit pëson humbje të thellë nga VV-ja në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka pësuar humbje të thellë nga Vetëvendosje në zgjedhjet e gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri nuk ka arritur që të dalë e para në rezultat, pasi që e njejta është mboshtur me 5 mijë vota më shumë nga Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Kur janë numëruar më shumë se 98% e votave, KQZ sipas rezultateve që ka publikuar njofton se Vetëvendosje në Gjilan ka marrë 17864 vota, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12217 vota.

E tretë radhitet PDK-ja me 8177 vota, derisa koalicioni 100% ka marrë 3238 vota./GazetaExpress/

VIDEO bonus:
Loading...