Ballina Aktualitet Kurti: Nëse nuk bëhet me LDK-në, sërish zgjedhje. Lista serbe në opozitë...

Kurti: Nëse nuk bëhet me LDK-në, sërish zgjedhje. Lista serbe në opozitë së bashku me PDK-në (VIDEO)

I ftuar në KTV, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme.

Para pak orësh edhe Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin.

Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish.

Kurti gjithashtu shtoji se Lista serbe dhe PDK, duhet që të shkojnë në opozitë.

VIDEO bonus:
Loading...