Ballina Sport Kosova dhuron spektakël në fitoren ndaj Malit të Zi, vijon ëndrra për...

Kosova dhuron spektakël në fitoren ndaj Malit të Zi, vijon ëndrra për në “Euro 2020”

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon…

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.

VIDEO bonus:
Loading...