Ballina Sport Kombëtarja, Cikalleshi dhe Selahi: Në Turqi na kënaq vetëm fitorja

Kombëtarja, Cikalleshi dhe Selahi: Në Turqi na kënaq vetëm fitorja

Një nga futbollistët që e njeh më mirë përfaqësuesen turke është pikërisht Sokol Cikalleshi i cili po luan sezonin e tij të 5-të në Turqi. 29-vjeçari po kalon një moment të shkëlqyer forme si me kombëtaren shqiptare ku ka shënuar në 3 sfidat e fundit ashtu edhe me klubin e tij Akihasarspor dhe peshën e sulmit të Shqipërisë të premten në Stamboll do ta mbajë pikërisht ai. Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne Cikalleshi u shfaq optimist se kuqezinjtë mund ta mposhtin Turqinë për të vazhduar ëndrrën Euro 2020.

Golat e shënuar? Për një sulmues janë golat që e motivojnë dhe na bëjnë të punojmë më shumë për ndeshjet në vazhdim. Jam mirë dhe i gatshëm të jap maksimumin në Kombëtare. Është një nga ndeshjet më të vështira pasi Turqia vjen favorite sepse luan në fushën e saj por shkojmë për të bërë lojën tonë. Ndihemi mirë dhe do ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë. Do të shkojmë në Turqi për të fituar ndeshjen edhe pse do të jetë e vështirë.

Turqia? Për të vazhduar ëndrrën, Islanda ishte si finale. Bëmë gjysmën e punës me atë ndeshje por pa rezultat pozitiv në Turqi nuk vlen ajo. Morali është i mirë pas asaj fitoreje me rezultat të mirë.

Këtë ndeshjen e Turqisë kemi të njëjtën situatë që pa njërën nuk vlen tjetra.Unë e di që ëndrra për kualifikim është e vështirë dhe nëse arrijmë të fitojmë, nuk e kemi lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Turqia fitoi me Andorrën në minutën e 90.

Jemi në rrugën e duhur, me ardhjen e Rejës gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe flas edhe në aspektin personal pasi kam arritur të shënoj. Është një rrugë e gjatë dhe hap pas hapi hedhim themelet për Botërorin e ardhshëm por jemi edhe në garë për këtë europian. Futbollistët po marrin minuta dhe kjo është nga më të rëndësishmet dhe do të jemi mirë. Po shënojmë ne sulmuesit dhe kjo është diçka e mirë e shpresoj të na ndihmojë.

Enjoh Turqinë sepse kam luajtur por nuk mund të them se do të jem pikë referimi sepse e di trajneri por nëse jam në fushë mund të them se do të jetë ndihmë për mua sepse i njoh. mbetet të shohim zgjedhjet. Skuadra turke ka elementë të mirë dhe futbollistë që luajnë në liga të forta. Kjo ndeshje luhet në fushën e tyre dhe ato janë favoritë. Mund të kujtojmë ndeshjen në Shkodër, por ishte në rrethana ndryshe. Turqia është cilësor dhe ekipet kanë momente të mira dhe të këqija, por Turqia është në momentin. Me trajnerin Reja në aspektin personal jam ndjerë mirë dhe po gjej vetveten e këtë e kam shfaqur në fushë duke shënuar. Kam marrëdhënie të mirë dhe jam i lumtur nëse vazhdon këtu si trajner por mendoj se edhe shumë të tjerë mendojnë këtë gjë. Është Federata ajo që vendos në fund por ne duam të vazhdojë.

Mungesa e Hysajt? Fola pak me Hysajn por mund të mungojë. Është humbje e madhe pasi Hysaj është lojtar kryesor dhe do të jetë humbje e madhe. Edhe ndaj Islandës, bëri një nga ndeshjet më të mira duke shënuar edhe gol. Mendoj se në atë pozicion ka lojtarë të tjerë si Roshi që e bën shumë mirë dhe uroj të mos e ndjejmë mungesën.

Lindon Selahi mesfushori i talentuar i Twentes i cili po bën paraqitje shumë të mira në kampionatin holandez, ishte një nga risitë e listës së trajnerit Edy Reja për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. I pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të hëne sëbashku me Cikalleshin, 20-vjeçari theksoi se zgjodhi Shqipërinë pa u menduar dy herë edhe pse për të kishte interes edhe nga Belgjika.

“Mendoj se e kam merituar këtë ftesë. Që i vogël ka qenë dëshira ime që të luaj në kombëtare. Jam ende shumë i ri por shpresoj që të luaj, trajneri vendos në fund dhe mendoj se jam gati. I njoh disa futbollistë pasi Seferin e kam njohur, ashtu edhe Ramadanin.Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria”.

Më pas Selahi u ndal te dy ndeshjet e rradhës, ndërsa shpjegoi edhe pozicionin e tij në fushë me shpresën se trajneri Reja do t’ia japë mundësinë për të debutuar me kuqezinjtë.

Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë.Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si “6” apo “10”. Për momentin jam në sezonin parë te Twente por jam mirë. Nuk po shoh lart por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje në Europian”.

VIDEO bonus:
Loading...