Ballina Opinione “Jeta nuk është të punosh gjithë javën e të shkosh në pazar...

“Jeta nuk është të punosh gjithë javën e të shkosh në pazar të shtunën”

Sipas paleoantropologut të mirënjohur spanjoll, Juan Luis Arsuaga, të kuptuarit nga kemi ardhur mund të na bëjë të vlerësojmë më mirë ekzistencën tonë, sepse “jeta nuk është vetëm punë gjatë javës dhe pazare të shtunave”.

Në një intervistë me El País, Arsuaga shpjegon filozofinë e tij për të jetuar më mirë të tashmen: të kërkoni atë që është e bukur në jetë.

“Vlerësimi i bukurisë është çështje edukimi dhe ndjeshmërie,” tha ai, “Kërkoni bukurinë në jetë, sepse ka shumë bukuri rreth nesh.

Duhet gjithnjë të kërkoni diçka më shumë në atë çka ju rrethon. Dhe kjo diçka quhet kulturë: muzikë, poezi, natyrë, bukuri.

Kjo është pikërisht kjo ajo që duhet të vlerësojmë dhe të shijojmë, përndryshe kjo lloj jetese do të ishte shumë mediokre dhe e pavlerë”.

Arsuaga, i cili është edhe drejtor shkencor i Muzeut të Evolucionit Njerëzor sapo ka botuar librin Vida (Jeta), ku duke u nisur nga pyetjet e mëdha ekzistenciale, ai rindërton historinë e jetës në Tokë.

“Ne të gjithë duhet të dimë pse jemi këtu,” shpjegoi ai, “Kjo pyetje, e cila është e brendshme për qeniet njerëzore, është më e rëndësishmja që mund t’i bëjmë vetes.

Fëmijët që do të lindin në mijëvjeçarët e ardhshëm gjithashtu do ta kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetjeje”. (ElPais)

VIDEO bonus:
Loading...