Ballina Sport Irani lejon gratë në stadium për ndeshjen kualifikuese

Irani lejon gratë në stadium për ndeshjen kualifikuese

Në ditët e ndeshjeve të përfaqësueses, gratë iraniane kanë qëndruar në shtëpi ose ndeshjen e kanë shikuar nëpër kafene e qendra tregtare, por kjo gjë pritet të ndryshojë nga ndeshja e ardhshme.

Pas disa dekadash, grave u është mundësuar pjesëmarrja në stadium për ndeshjen që Irani do ta zhvillojë kundër Kamboxhias më 10 tetor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Derisa gratë e huaja kanë pasur qasje të kufizuar në ndeshjet futbollistike, ato iraniane e kanë pasur të ndaluar hyrjen në stadiume që prej vitit 1979, transmeton KTV. Muaj më parë një grua u vesh si burrë për të shikuar ndeshjen e kur ajo nuk u lejua të hynte në stadium, kalli veten para tij në shenjë proteste.

Vdekja e saj ngjalli reagime të mëdha në botë dhe shtyu shtëpinë e futbollit FIFA që të reagonte ndaj autoriteteve iraniane që miratuan kërkesën për pjesëmarrjen e grave. Por, konservatorët fetarë në Iran kanë bërë thirrje për shkarkimin e ministrit të Sportit, për shkak të vendimit për gratë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews