Ballina Sport Inter e bleu 25 milionë euro, por tani kushton 5 herë më...

Inter e bleu 25 milionë euro, por tani kushton 5 herë më tepër

7 gola dhe 2 asiste në 13 ndeshje. Këto janë shifra që i përkasin Lautaro Martinezit, sulmuesit argjentinas që ka fituar zëmrat e tifozëve të Interit duke qenë gjithnjë e më shumë vendimtar te skuadra zikaltër.

Për 22-vjeçarin kanë shaqur interes klubet më të mëdha europiane, nga Manchester United te Barcelona, por vlera e sulmuesit ka pësuar një rritje të frikshme, me Interin që nëse do të vendosë ta shesë, do të arkëtonte një shumë të barabartë me katërfishin apo pesëfishin e vlerës që u pagua për ta marrë nga skuadra argjentinase Racing (25 milionë euro).

“Djajtë e Kuq” mësohet se do të synojnë ta blejnë që në janar, por për këtë duhet të kenë gati një ofertë të majme prej 111 milonë eurosh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews