Ballina Argëtim Showbiz I urrente rrjetet sociale/ Aktorja e famshme thyen rekord, brenda 24 orëve...

I urrente rrjetet sociale/ Aktorja e famshme thyen rekord, brenda 24 orëve arrin 8.4 milionë ndjekës në “Instagram”

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, në intervista të ndryshme është shprehur se është kundër rrjeteve sociale dhe se i urrente ato. E teksa prej vitesh i rezistoi tundimit për të qëndruar larg tyre, ajo një ditë më parë hapi një llogari të saj në “Instagram”.

Madje ajo theu menjëherë rekord, pas në një kohë fare të shkurtë arriti që të grumbullonte 8.4 milionë ndjekës. Mesa duket profili i saj u bë menjëherë virale.

Ndërkohë si foton e parë në këtë rrjet social, Jennifer zgjodhi një me miqtë e serialit “Friends”, e cila u pëlqye nga plot 9.1 milionë ndjekës dhe mbi 380 mijë komente.

@tn.lajmelokale
@tetovanews