Ballina Aktualitet Hoxha: BESA e gatshme të koalicionojë me ASH-në, në asnjë mënyrë me...

Hoxha: BESA e gatshme të koalicionojë me ASH-në, në asnjë mënyrë me parti të pushtetit (VIDEO)

Sonte në emisionin “click-plus” në TV21, po diskutohet rreth koalicionimeve të mundshme parazgjedhore në mes partive politike. Të ftuar janë Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, Lëvizja BESA, Arjanit Hoxha nga Ash-ja, Remzi Mehmedi nga Alternativa, Admirim Haliti dhe nga PDSh-ja, Sali Sajdini. Sa i përket koalicionëve, Hoxha ka deklaruar se “gjërat janë shumë të qarta”, dy parti shqiptare janë në opozitë dhe tri në pushtet. Ai tha se BESA është e gatshme të koalicionoj me ASH-në dhe se BESA dhe ASH është opozita e vërtetë shqiptare. “Jemi të gatshëm për koalicion me ASH-në por asesi me ndonjë parti të pushtetit”, përfundoj Hoxha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews