Ballina Aktualitet Haziri: Kemi dallim minimal në vota, por mandatin për qeverinë e ka...

Haziri: Kemi dallim minimal në vota, por mandatin për qeverinë e ka Albin Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se momentalisht mandati për qeverinë e re i takon Albin Kurtit.

Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave.

“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, thotë Haziri.

Bazuar në rezultatin aktual, preliminar, Vetëvendosje dhe LDK do të marrin së bashku 61 ulëse në Kuvend, sa është minimumi i votave për formimin e Qeverisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews