Ballina Argëtim Jetë & Stil FOTOT: Shuhet gruaja që pa të kalonin tre shekuj, familjarët tregojnë sekretin...

FOTOT: Shuhet gruaja që pa të kalonin tre shekuj, familjarët tregojnë sekretin e jetëgjatësisë

Një grua që mendohej se ishte njeriu më i vjetër në botë ndërroi jetë në moshën 123 vjeçare në Rusi. Tanzilya Bisembeyeva raportohet se jetoi në 3 shekuj dhe kishte lindur 2 muaj përpara kurorëzimit të Carit Nikolas II.

Zyrtarë nga distrikti Astrakhan, ku jetoi Tanzilya deklaruan për mediat lokale se gruaja më e moshuar vdiq paqësisht dhe se i gjithë fshati mori pjesë në ceremoninë e saj mortore.

Mosha e saj njihet nga Libri rus i Rekordeve dhe nga qeveria ruse. Nëse kjo është e vërtetë nënkupton se ajo ishte personi më i vjetër në planet.

Familjarët deklarojnë se sekreti i jetës së saj që përjetoi Revolucionin Rus, rënien e Unionit Sovjetik dhe tiraninë e Stalinit raportohet të ketë qenë puna dhe optimizmi, e shoqëruar me kefir, një lloj qumështi i fermetuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews