Ballina Aktualitet Flet Konjufca: Vetëvendosje është fituese, qeverinë e bëjmë me LDK-në (VIDEO+LIVE)

Flet Konjufca: Vetëvendosje është fituese, qeverinë e bëjmë me LDK-në (VIDEO+LIVE)

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja është e para në nivel vendi.

“Mendojmë se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku inc*idente që prej kur mbahen zgjedhjet në Kosovë. Me rëndësi që ka folur sovrani dhe që tash ky zë gjendet në kutitë e votimit. Ato janë më të rëndësishmet për ne, sepse aty ndodhet zëri”, ka thënë Konjufca.

Ai ka uruar LDK-në që ka dalë e para dhe me të ka thënë se do të bëjnë qeverinë e ardhshme.

“Të dhënat tona tregojnë që jemi të parët, që Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe unë uroj qytetarët edhe një herë Jemi të kënaqur si Vetëvendosje. Me këtë rast shprehim urimin edhe për vendin e dytë që e ka marrë LDK-ja, me të cilën mendojmë se do të bëjmë qeveri”, ka thënë ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews